HomeShoqëri

Inspekcioni në terren

"Drejtorati për punë të inspekcionit ka mbikëqyrë ekspozimin e mallrave jashtë tregut, ndalimin e shfrytëzimit (vendosjes) pa leje të hapësirave p

Ambasada e SHBA’së në Beograd për “shiptari”-n e Vulinit: Ne dimë për rreziqet e shkaktuara nga fjalimet fyese
LR: Bashkëpunojmë vetëm me ata që nuk shkelin marrëveshjet konzesuale
K.K.”Besa” mbanë provimin më masovik deri më tash

“Drejtorati për punë të inspekcionit ka mbikëqyrë ekspozimin e mallrave jashtë tregut, ndalimin e shfrytëzimit (vendosjes) pa leje të hapësirave publike, me qëllim që të lirohen të gjitha hapësirat publike për qarkullim të lirë të qytetarëve, me ç’rast janë larguar të gjitha mallrat e ekspozuara nëpër trotuare”, njoftoi faqja zyrtare e komunës së Bujanocit në Facebook

“Po ashtu inspekcioni komunal ka kapur në flagrancë dhe ka gjobitur një person fizik dhe subjekt afarist që hidhnin mbeturina jashtë vendgrumbullimeve të përcaktuara🗑.

Drejtoria e inspekcionit i fton të gjithë qytetarët dhe subjektet që të kontribuojnë në mbajtjen e pastër të mjedisit duke respektuar rregullat.

Për çdo shkelje të ligjit me pasojë ndotjen e mjedisit, qytetarët mund të lajmrojnë në Drejtoratin e Inspekcionit komunal në email adresën inspekcija@bujanovac.rs”, përfundon njoftimi.

COMMENTS