Ilir Sadriu ka ndarë rrugët me Partinë Demokratike Shqiptare-PDSH. Lajmin e bëri vet të ditur përmes Facebookt duke spjeguar shkaqet e dorëheqjes.
Ilir Sadriu ka ndarë rrugët me Partinë Demokratike Shqiptare-PDSH. Lajmin e bëri vet të ditur përmes Facebookt duke spjeguar shkaqet e dorëheqjes.
Postimi i Sadriut:
Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike Shqiptare,
Me anë të këtij publikimi, me keqardhje të thellë, dëshiroj t’ju njoftoj se pas mbi 20 viteve si anëtar në Partinë Demokratike Shqiptare si dhe angazhimit tim politik aktiv, që nga Forumi Rinor dhe duke bartur funksione të ndryshme brenda saj, kam vendosur të jap DORËHEQJE të parevokueshme nga të qenët delegat i Kuvendit VII zgjedhor si dhe nga anëtarësia e PDSH-së.
Ky vendim është mjaft i vështirë dhe i ndjeshëm për mua, por i domosdoshëm , e të cilin e kam marrë me analizë të kujdesshme, sidomos pas rrjedhës dhe zhvillimeve në parti që nga përfundimi i Kuvendit VII zgjedhor të mbajtur në dhjetorin e vitit 2020, Kuvend në të cilin isha kandidat për kryetar të Partisë, po ashtu edhe për shkak dështimeve të shumta që kanë ndodhur në proceset e ndryshme politike në Luginë nga ajo periudhë kohore e deri më sot.
Pavarësisht rezultatit zgjedhor dhe zhvillimeve të brendshme në PDSH, shtriva dorën e bashkëpunimit duke u përkushtuar në homogjenizimin e subjektit , si dhe në mbrojtjen e programit dhe vlerave që kishte ndërtuar subjekti në të kaluarën, dëshmi për këtë ishte angazhimi i sinqertë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura në mars të vitit 2021, duke ruajtur autoritetin dhe interesat e subjektit.
Rezultati i zgjedhjeve edhe përkundër rënies për dy këshillëtarë nga zgjedhjet paraprake, PDSH-në e nxori parti të dytë fituese, ndërsa shkaqet që kishin sjellë këto zgjedhje të jashtëzakonshme, me këtë rezultat e bënin protagoniste për udhëheqjen me pushtetin lokal në Komunë të Preshevës, ku në raport me partnerët qeverisës rrjedhimisht pozita e kryetarit të Komunës do të duhej t‘i takonte PDSH-së. Për precedentin e krijuar, duke e ndarë pozitën e kryetarit të komunës me nga dy vite dhe duke ia dhënë fillimisht partisë së tretë fituese, kurrë nuk u ftua Këshilli Qendror i subjektit për të marrë miratimin e tij si dhe miratimin për propozim-listën e kandidatëve të subjektit në organet dhe institucionet komunale.
Arsyet për vendimin e dorëheqjes sime janë të lidhura me zhvillimin e politikave diferencuese ndaj meje dhe mbështetësve që kisha në Kuvendin e fundit zgjedhor të subjektit, nga i cili Kuvend nuk pati asnjë reformë ose prurje të figurave të reja, përkundrazi një numër i konsiderushëm i anëtarëve të denjë të subjektit mbeten jashtë strukturës udhëheqëse në subjekt, veçmas ky diferencim u shtua sidomos gjatë ushtrimit të udhëheqjes me pushtetin lokal pas zgjedhjeve të fundit lokale, përkundër angazhimit të përbashkët që kishim në fushatën parazgjedhore.
Gjatë ushtrimit të pushtetit lokal në komunë të Preshevës pati edhe një largim të këshilltarit nga radhët e PDSH-së, për të cilin nuk u dha kurrfarë përgjegjësie e atyre që e vendosën në listën zgjedhore, kur dihet mirë se vendbanimi nga vinte ky këshilltar PDSH kishte shumë kuadro të rinj , të cilët nuk do ta kompromentonin, përkundrazi do ta fuqizonin dhe përfaqësonin denjësisht atë, realisht nuk do të vinte në gjendje situata e kontrabandimit të pushtetit lokal me votën e elektoratit të Partisë Demokratike Shqiptare.
Para pak ditësh, saktësisht me 11 prill u bë një vit i plotë që kur PDSH nuk është pjesë e pushtetit lokal dhe që nga ajo kohë përveç këshilltarëve të saj në seanca të Kuvendit komunal, nuk ka asnjë organizim që përmes formave të tjera politike të reagohet kundrejt pushtetit të kontrabanduar në Preshevë.
Objektivisht Komuna e Preshevës tash e një vit është pa qeverisje llogaridhënëse dhe pa kontrollë opozitare!
Politikat diferencuese të kryetarit u vazhduan edhe me organizimin e zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, me mos komunikim dhe mos përfshirje në vendimet e marra, duke na bërë thjesht spektatorë brenda subjektit, bëri për pasojë që PDSH, të renditet forca e fundit politike dhe me rezultatin më të dobët në historinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Luginë.
Thënë edhe më thjesht lidershipi i PDSH-së nuk bëri asnjë përpjekje në sendërtimin e unitetit, qëndrueshmërisë, demokracisë dhe gjithëpërfshirjes!
Të gjitha këto dukuri në rrethana normale, duhet të shoqëroheshin me dhënien e përgjegjësisë nga lidershipi i PDSH-së, qoftë edhe me akte të dorëheqjes për t‘i hapur rrugë riorganizimit dhe fuqizimit politik të PDSH-së, me afrimin e figurave të reja politike, parakushte këto për të rikthyer entuziazmin, energjinë, dinjitetin dhe forcën që dikur kishte PDSH, mirëpo ,fatkeqësisht nuk ka premisa për të ndryshuar këtë geto politike, përkundër përpjekjes që kisha përmes veprimtarëve të denjë e të kamotshëm të Partisë Demokratike Shqiptare, të cilët i falënderoj përzemësisht.
Pra arsyeja kryesore o kësaj DORËHEQJEJE veçanërisht ka të bëjë me kryetarin e partisë, dhe jogatishmërinë e tij për të ndryshuar drejtimin e partisë, për t’i hapur kështu rrugë reformave të nevojshme të cilat do të ndikonin në fuqizimin e subjektit dhe përparimin e vendit.
Personalisht për tërë angazhimin tim politik në kuadër të PDSH-së, falënderues i jam gjithësecilit anëtarë, aktivistë e simpatizantë të sinqertë të PDSH-së me të cilët kemi kaluar shumë kohë dhe sfida së bashku në rrugëtimin tonë politik.
Megjithatë, për të ndryshuar gjendjen dhe situatën e katandisur politike në Luginë të Preshevës në përgjithësi, e në komunë të Preshevës në veçanti, konsideroj se me politikat aktuale të zbehura e të papërgjegjshme udhëheqëse është e pamundur, prandaj është i domosdoshëm krijimi i Aleancës me qytetarët, që të promovojmë ide dhe vlera të reja, duke u fokusuar në përmirësimin e gjendjes në vendin tonë.
Ditëve në vijim do të përpiqem të bashkëbisedoj e konsultohem me shumë qytetarë lidhur me angazhimin tim të ri politik!
Me nderime e konsiderata,
Ilir Sadriu
COMMENTS