HomePolitikë

Hidhet poshtë ankesa për rivotim në Tërrnoc

Komisioni Komunal Zgjedhor-KKZ në Bujanoc, në përbërje të zgjeruar, ka refuzuar sot kërkesën e Partisë Socialiste të Serbisë-SPS për anulimin e zg

Pajaziti në takim me shefin e OSBE-së në Bujanoc
Pasivizimi dhe forca e instrumenteve ligjore
Bujanoci nikoqir i takimit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Komisioni Komunal Zgjedhor-KKZ në Bujanoc, në përbërje të zgjeruar, ka refuzuar sot kërkesën e Partisë Socialiste të Serbisë-SPS për anulimin e zgjedhjeve në Tërrnoc.

Për refuzimin e ankesës votuan 8 anëtarë ndërsa 5 ishin në favor të aprovimit të saj.

Pas këtij vendimi të KKZ-së, nuk dihet nëse SPS do të ankimojë vendimin në Komisionin Republikan Zgjedhor-KRZ, i cili paraqet shkallën e dytë në procesin zgjedhor.

Kujtojmë se në zgjedhjet e përsëritura, më 28 prill, në Tërrnoc, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori votat e mjaftueshme për të siguruar një mandat në parlamentin republikan.

COMMENTS