HomeShoqëri

Havari në rrjetin e ujësjellësit, Tërnoci mbetet pa ujë

Si rrjedhojë e shpërthimit të gypit kryesorë i tërë fshati Tërnoc nga mesdita e sotme ka ngelur pa ujë të pijshëm, raporton FOLonline. Gypi ka shpë

“Kthema adresën”, shqiptarët në Medvegjë protestuan kundër pasivizimit të adresave
Çfarë nuk do të punojë gjatë vikendit?
Edhe këtë vit subvencione për rehabilitim energjetik


Si rrjedhojë e shpërthimit të gypit kryesorë i tërë fshati Tërnoc nga mesdita e sotme ka ngelur pa ujë të pijshëm, raporton FOLonline.
Gypi ka shpërthyer mu pranë dyerve të Sh.F. „ Muharrem Kadriu „ dhe i përket rrjetit kryesor i cili shpërndanë ujin nga bazeni furnizues nëpër të gjithë fshatin.
Ekipet e N.P. Komunalia tanimë ndodhen në vend ngjarje dhe po bëjnë përpjekje të sanojnë havarinë.
Aty vërhet edhe një eskavator dhe pompat e ujit të cilët po e pastojnë vendin në mënyrë që të kryhet intervenimi pa pengesa.
Punëtorët e Komunalisë nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë se kur pritet të kthehet furnizimi normal me ujë të pishëm duke theksuar se gjithçka do të varet nga dëmi i shkaktuar dhe ecuria e punimeve.
Ata kanë theskuar se do të bëjnë maksimumin që havaria të sanohet sa më shpejt që është e mundur.

COMMENTS