HomeNë fokus

Hapen grupet e reja parashkollore (video)

Komuna e Bujanocit ka hapur tri grupe të reja parashkollore, dy në gjuhën shqipe në Bujanoc dhe një në gjuhën serbe në Klenik. Lajmin e ka bërë

Pajaziti: Po krijojmë hapësira të reja parkimi për lirimin e trotuareve dhe përmirësimin e qarkullimit
Kamberi në Parlament shtron çështjen e varrezave masive dhe pasivizimit të adresave
Fletparaqitje në prokurori për dy lokale në Bujanoc, tejkaluan kufizimin e orarit të punës

Komuna e Bujanocit ka hapur tri grupe të reja parashkollore, dy në gjuhën shqipe në Bujanoc dhe një në gjuhën serbe në Klenik.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, i cili e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për komunën dhe veçanërisht për fëmijët.

Sipas Pajazitit, hapja e grupeve të reja u mundëson dhjetëra fëmijëve të përfitojnë nga edukimi parashkollor dhe të rriten në kushte më të mira.

“Sot shënuam një arritje të madhe për Bujanocin dhe, mbi të gjitha, për fëmijët tanë”, ka shkruar Pajaziti, duke theksuar rëndësinë e zgjerimit të kapaciteteve parashkollore.

Ai ka bërë të ditur se komuna do të vazhdojë angazhimin për përmirësimin e kushteve dhe krijimin e mundësive më të mira për fëmijët.

Video:

COMMENTS