HomeNë fokus

“Gulfaten” Ambasadat e Gjermanisë: tash e tutje me short për termin

Ambasadat e Gjermanisë në shtetet e Ballkanit Perëndimor, kanë njoftuar se kanë ndryshuar procedurën e dhënies së terminëve për viza pune. Në n

Modernizohet zhveshtorja në KF Tërnoci
Kryetari Shqiprim Arifi si futbollist, luan në ndeshje miqësore dhe uron KF Lugina për titullin kampion
Shpallen rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, shqiptarët me një mandat

Ambasadat e Gjermanisë në shtetet e Ballkanit Perëndimor, kanë njoftuar se kanë ndryshuar procedurën e dhënies së terminëve për viza pune.

Në njoftimin e ambasadave thuhet se në fillim të secilit muaj do të hapet dhe do të qëndroj e hapur për 17 ditë një listë e regjistrimeve për termine.

Dhënia e vizave të punës do të ndryshoj duke filluar nga data 01.12.2021.

“Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit”, thuhet ndër të tjera në njoftimet  e ambasadve të Gjermanisë.

Shtetasit e Serbisë njoftimin e plotë mund ta lexojnë në këtë vegëz:

https://belgrad.diplo.de/rs-sr/service/visa-einreise/-/2310110

COMMENTS