Lajm në zhvillim: Dy nga të aksidentuarit që janë në gjendje pak më të rëndë janë dërguar për në repartin e kirurgjisë së fëmijëve të spitalit
Lajm në zhvillim:
Dy nga të aksidentuarit që janë në gjendje pak më të rëndë janë dërguar për në repartin e kirurgjisë së fëmijëve të spitalit të Nishit.
Ndaj dy të lënduarve tjerë janë duke u kryer ekzamininet mjekësore në spitalin e Vranjës.
Këto të dhëna për FOLonline i kanë kumtuar nga reparti i emergjencës në spitalin e Vranjës.
Deri më tani vetëm se dihet se dy persona të moshës së mitur kanë ndrruar jetë si pasojë e një aksidenti në rrugën Lluçan-Dobrosin në orët e para të mbrëmjes.
Mësohet se viktima e parë ka ndërruar jetë në vendngjarje kur vetura në të cilën ndodheshin 6 persona të rinj humbi kontrollin dhe devijoi nga rruga për të rënë në një përrua.
Fillimisht, 5 të lënduarve u është dhënë ndihma e parë në repartin e emergjencës pranë shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
Më pas të lënduarit me 3 makina të ndihmës së shpejt janë transportuar për në spitalin rajonal të Vranjës.
Rrugës për në spital, njëri nga të lënduarit nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve me ç’rast ka ndrruar jetë.
Supozohet se shkaktar i aksidentit kanë qenë kushtet atmosferike dhe lagështia e rrugës.
Bëhet e ditur se të gjithë të aksidentuarit janë nga fshati Lluçan ndërsa viti më i vjetër i lindjes është 2004.
Ngjarja në komunë të Bujanocit dhe në Luginë është përjetuar si tragjedi.
Qytetarë të shumtë përmes rrjeteve sociale po i shprehin ngushëllime familjarëve të viktimave dhe po luten për shërimin e të mbijetuarve.
Edhe krerët institucional dhe politik të Bujanocit kanë shprehur ngushëllime në adresë të familjarëve të të rinjëve.
COMMENTS