HomeEditorial

Fjala e redaktorit: Disa hoxhallarë argatë të djallit

Viti 1945: Disa persona të kamufluar si hoxhallarë po mbanin “derse” nëpër vendbanimet shqiptare të ish Jugosllavisë me qëllim që gjenaratave të r

Vazhdon beteja për 21 qershor: Arifi bënë thirrje për 21-in shqiptarë- Pajaziti: 21 shqiptarë po se po, por unifikimin nuk mund ta bëjnë ata që ditë e natë punojnë kundër
KKZ hedh poshtë ankesat për anulimin e zgjedhjeve në Bujanoc
KKSH: Na është ulur buxheti

Viti 1945: Disa persona të kamufluar si hoxhallarë po mbanin “derse” nëpër vendbanimet shqiptare të ish Jugosllavisë me qëllim që gjenaratave të reja t’ja mësonin “rrugën e Zotit”.

Në diapazonin e gjërë të tyre “të dijes” kishte një porosi të qartë që tentohej t’i futej në ndërdije gjeneratave të stërlodhura pas Luftës së Dytë Botërore si nga niveli i emancipimit, ashtu edhe nga skamja.

“Kush shkon në shkollë bëhet shka”, ishte mantër e cila dilte nga goja e “hoxhallarëve” të kohës.

Të rekrutuar nga strukturat intelegjente të ish BRSS-së, me nënkontraktuesit në terren, njerëzit e OZNA-s, ata po bënin namin në drejtim të “mësimit” të fesë brez pas brezi.

Duke grumbulluar të dhëna për secilën shtëpi e madje edhe për secilin individ, të tillët aq shumë shtrinë ndikimin në shoqëri saqë “nxorrën në dritë” disa të arritura të mëdha për kombin.

Nën dirigjimin e tyre me mijëra shqiptarë braktisën vendlindjen duke u shpërngulur për në Turqi në vitet e ’50 të shekullit të kaluar, ndërsa për pjesën më të madhe që mbetën pasoi “shpërblimi “ nga kryepolici, Aleksandar Rankoviq, në aksionet e dorëzimit të armëve.

Pas vitit 2015, Luginë: Tashmë po flitej për hoxhallarë të mirëfillt. Pjesa dërmuese e tyre ishin të shkolluar dhe me përkushtim po ushtronin profesionin e tyre.

Për fat të keq, një pjesë fare e vogël nga ta dëshironin një rikthim në kohë.

Vendosja e “Qendrës Humanitare Ruse” në Nish për ta simbolizonte një akademi në vete.

Instruksionet ishin të qarta, ndërsa veprimet e kordinuara mirë.

Për shtati po u shkonte edhe rruga tranzit e migrantëve nga Lindja e Mesme drejt Evropës. Një stacionim disaditor në Luginë ishte i mirëseardhur.

Njerëz me të kaluar kriminale, pjesëtarë të ISIS-it dhe Al Kaida-s ishin targeti i parë. Mbase mund të merrnin “udhëzimet “ e fundit për kryerjen e akteve terroriste anekënd Evropës.

Edhe në aspektin e brendshëm puna nuk ndalonte fare.

Në shënjestër kishin vënë kolegët e tyre hoxhallarë duke i akuzuar për veprat të cilat i bënin vet. Për pasojë, një pjesë e imamëve merreshin shpesh në “biseda informative” nga strukturat e sigurisë për “lidhjet” e tyre me organizatat terroriste. Ata e dinin ose jo se “selamet” po u vinin nga “kolegët e tyre të ndershëm”?

Së fundmi, i rrasën hundët aq thellë saqë jetët private të kolegëve deshën t’i shndërrojnë në interesa të ngushta personale dhe klanore.

Madje, kishte tentime që situata të tê tilla të eskalonin në përmasa të incidenteve serioze.

Shtrohet pyetja se kujt i kovenon një ndërmarrje e tillë e përbashkët kriminale?

Ata që kanë pak njohuri se si përçahet një shoqëri e dinë saktë se gjëra të tilla janë shumë lehtë të realizueshme “ në emër të fesë”.

Poashtu (keq)përdorimi i fesë është shtytës drejt radikalizimit por edhe inspirues direkt i terrorizmit.

Kur kësaj ia shtojmë edhe futjen në lojë të parasë, atëherë “dobitë” janë shumë më të mëdha.

Po u futen në valle fondet e pakontrolluara në emër të humanizmit del se ndërmarrja e organizuar kriminale ka fuqi të jashtëzakonshme pas vetes.

Po shteti i di këto gjëra?!!

Për këtë në ndonjë shkrim tjetër…

COMMENTS