HomePolitikë

PD nominon kandidatin nga Medvegja

NJOFTIM PËR OPINIONIN Partia Demokratike njofton opinionin publik se pas një procesi të gjatë të bisedimeve dhe koordinimit ndërmjet subjekteve

H. R. 6411 i dorëzohet Kamberit
Pajaziti: Revolta qytetare ka dridhur rehatinë e kryetarit të dështuar…
Tribuna e KDNJ : Shqiptarët të integrohen në shëndetësinë sekondare dhe terciare, ku kanë qasje ende vetëm si pacientë

NJOFTIM PËR OPINIONIN

Partia Demokratike njofton opinionin publik se pas një procesi të gjatë të bisedimeve dhe koordinimit ndërmjet subjekteve politike shqiptare nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, me ndërmjetësimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, është arritur marrëveshja politike për një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Serbisë, të cilat do të mbahen më 25 tetor 2026.

Kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të bashkimit të përfaqësimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe krijimit të një liste të përbashkët, në të cilën janë përfshirë subjektet politike shqiptare nga të tri komunat.

Partia Demokratike e ka konsideruar këtë proces si një moment të rëndësishëm për të reflektuar realitetin politik dhe nevojat e të gjithë shqiptarëve të Luginës, duke përfshirë në mënyrë të barabartë Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Partia Demokratike ka nominuar për herë të parë një kandidat nga Medvegja, z. Bajram Mustafa, kryetar i degës së PD-së në Medvegjë, i cili gjendet në numrin 3 të listës së përbashkët.

Vendimi i Partisë Demokratike për të propozuar një kandidat nga Medvegja vjen si rezultat i bindjes sonë se përfaqësimi politik i shqiptarëve duhet të përfshijë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë edhe komunën e Medvegjës, e cila prej vitesh përballet me probleme të veçanta dhe me sfida të rënda në ruajtjen e pranisë, të drejtave dhe përfaqësimit të shqiptarëve.

Medvegja është përballur me probleme të shumta, ndër të cilat veçojmë pasivizimin e adresave, zvogëlimin e pranisë së shqiptarëve në institucionet publike, vështirësitë në integrimin institucional dhe ekonomik, si dhe sfidat që lidhen me ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe të drejtave të komunitetit shqiptar.

Pikërisht për këtë arsye, Partia Demokratike ka vlerësuar se zëri i Medvegjës duhet të jetë pjesë e drejtpërdrejtë e përfaqësimit politik në nivelin qendror të Republikës së Serbisë.

Kandidatura e z. Bajram Mustafa në numrin 3 të listës së përbashkët është një moment i veçantë për Medvegjën dhe për përfaqësimin politik të shqiptarëve të kësaj komune.

Kjo është hera e parë që një kandidat nga Medvegja përfshihet në një pozitë të tillë në kuadër të një liste të përbashkët shqiptare për zgjedhjet parlamentare, duke krijuar mundësinë që edhe çështjet dhe interesat e shqiptarëve të Medvegjës të përfaqësohen drejtpërdrejt në Kuvendin e Republikës së Serbisë.

Përtej dallimeve partiake, përfaqësimi i shqiptarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës kërkon koordinim dhe bashkëpunim në çështjet që prekin të drejtat, zhvillimin ekonomik, përfaqësimin institucional, arsimin, përdorimin e gjuhës, ruajtjen e identitetit dhe të drejtat e barabarta të qytetarëve.

COMMENTS