HomeShoqëri

Filloi viti i ri shkollor

Edhe në shkollat fillore dhe të mesme në Luginë ka nisur sot voti i ri shkollor. Me këtë rast, krerë të institucione të ndryshme kanë vizituar

KOMUNA E BUJANOCIT NDANË 770.000 DINARË PËR 70 FËMIJË ME NEVOJA TË VEÇANTA
Bujanoci në partneritet me Haraçinën
Mirënjohje për investimin në Preshevë

Edhe në shkollat fillore dhe të mesme në Luginë ka nisur sot voti i ri shkollor.

Me këtë rast, krerë të institucione të ndryshme kanë vizituar vatrat arsimore për të uruar nxënësit për një vit të mbarë.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka vizituar Shkollën Fillore “ Muharrem Kadriu “ në Tërnoc, ku ka ndarë çanta dhe mjete tjere mësimore të siguruara nga Trupi Kordinues.

Postimi i Pajazitit:

Ndjenjë e posaçme të ndodhem sot pranë atyre që për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës.

Me këtë rast, shpërndam çanta dhe vegla të tjera mësimore të mundësuara nga Trupi Kordinues.

I urova shumë suksese atyre dhe të gjithë filloristëve të tjerë në një rrugëtim të ri për dije.

Poashtu dua të uroj edhe parashkollorët dhe nxënësit e shkollave të mesme me shpresë se do të përfitojnë njohuri të reja në këtë vit.

I pashmangshëm është urimi për mësimdhënësit duke qenë të bindur se do të jenë në nivel të detyrës, ndërsa përgëzimet shkojnë edhe për prindërit e secilit nxënës.

Me fat!

Kryetari i KKSH, Nevzad Lutfiu, ka vizituar shkollat në Miratoc dhe Bilaç.

Postimi i Lutfiut:

Ditë e mbushur me energji. Fillimisht vizituam shkollën e Miratocës për t’a shijuar programin e nxënësve të kësaj shkolle, që kishin përgatitur si shenjë mirëseardhjeje për nxënësit e klasës së parë.

Pastaj vizituam shkollën e Bilaçit, ku po presim ndërrimin e emrit të shkollës.

Në fund e nderuam mësues Mustafë Kelmendin, i cili pati ardhur nga Peja për ta mbajtur mësimin gjallë në vendin tonë.

Sot gjatë ditës i dërguam 50 çanta për fëmijët në Sanxhak, gjatë javës do t’i shpërndajme dhe gjithë nxënësve të Medvegjës.

Trupi Kordinues edhe këtë vit ka shpërndar çant për nxënësit e klasës së parë. Drejtori, Nenad Mitroviq, ka vizituar disa shkolla.

Njoftimi i Trupit Kordinues:

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Nenad Mitroviq, ka shpërndarë çanta shpine dhe mjete shkollore për nxënësit e klasës së parë në Shkollën fillore “Dragomir Trajkoviq”, Shkolla Zhbevc në Bujanoc, Shkolla fillore “Selami Halaçi” në Shkollën fillore Raovicë në Preshevë,

Shkolla fillore “Vuk Karaxhiq” në stacionin hekurudhor në Preshevë dhe shkolla fillore “Muharem Kadriu”, Tërnovc të madh në Bujanoc në shkollat ​​fillore të Komunës së Preshevës, në ndarjen e çantave dhe mjeteve shkollore për nxënësit e vitit të parë ka marrë pjesë edhe shefi i Departamentit për Veprimtari Sociale, Esat Sejdi nga komuna e Preshevës, ndërsa në komunën e Bujanocit, kryetari nga komuna e Bujanocit, Arbër Pajaziti, me bashkëpunëtorët e tij ka marrë pjesë në shpërndarjen e çantave dhe mjeteve shkollore.

COMMENTS