HomeSport

Fatosat e Tërnocit nënkampionë në “Ulpiana Cup 2025” 

Skuadra e të rinjve të KF Tërnocit ka përfunduar me shumë dinjitet pjesëmarrjen në turneun  “Ulpiana Cup Albania 2025”, duke u shpallur nënkampion

Edhe 10 raste me koronë në Bujanoc, tërnocasit mos të shërohen vet
Arifi: E organizuar apo rastësi le të mbetet në ndërgjejen e atij!
Pajaziti: Gabim që nuk u votua “Pako emergjente”

Skuadra e të rinjve të KF Tërnocit ka përfunduar me shumë dinjitet pjesëmarrjen në turneun  “Ulpiana Cup Albania 2025”, duke u shpallur nënkampionë në kategoritë U11 dhe U13.

Edhe pse nuk e morën kupën në finale, djelmoshat e Tërnocit fituan diçka edhe më të madhe – përvojë të vlefshme, guxim në lojë dhe një ndjenjë të fuqishme uniteti. Ata treguan se KF Tërnoci nuk është vetëm një klub futbolli, por një shkollë e vlerave, disiplinës dhe pasionit.

“Të gjithë lojtarët luftuan me zemër dhe e përfaqësuan me nder komunitetin e tyre. Skuadra jonë u dallua për lojë të pastër, karakter dhe shpirt gare, duke fituar zemrat e publikut dhe respektin e kundërshtarëve.

Një nder i veçantë shkon për Arben Ramadanin, që u shpall Portieri më i Mirë i turneut – një arritje që reflekton punën dhe përkushtimin që zhvillohet në këtë klub”, thuhet nê njoftimin e klubit.

 

 

COMMENTS