HomeKronikë

Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit për grabitjen e parë në Tërnoc ndaj pronarit të artarisë

Në Gjykatën e Lartë në Vranjë shumë shpejt pritet të nisë gjykimi në mungesë ndaj dy personave të dyshuar për grabitjen e parë në Tërnoc ndaj pron

PËRFUNDOJNË PUNIMET INFRASTRUKTURORE NË OSLLARË, NESALCË DHE TURI
“Buja” dhe grupi e “shkatërrojnë” BSK-në (foto&video)
Vazhdon mbyllja e pjesërishme

Në Gjykatën e Lartë në Vranjë shumë shpejt pritet të nisë gjykimi në mungesë ndaj dy personave të dyshuar për grabitjen e parë në Tërnoc ndaj pronarit të artarisë.

Pas hetimeve të kryera, Prokuroria e Lartë në Vranjë ia ka paraqitur Gjykatës aktakuzën ndaj të dyshuarve A. E. (1985) dhe A. E. (1986), që të dy nga Drenasi (Gllogovci) i Kosovës.

Ndryshe, grabitja kishte ndodhur më 24 gusht të vitit 2025 (ditë e diele), në orët e para të mbrëmjes, në hyrje të fshatit Tërnoc, derisa viktima po kthehej nga puna për në shtëpi me veturën e tij.

Në dosjen të cilën e ka parë FOLonline thuhet se „ fillimisht pronari i artarisë R. F. nga Tërnoci është goditur me veturë nga ana e grabitësve të dyshuar, të cilët pasi kanë arritur ta ndalojnë i kanë hedhur sprej syve për ta neutralizuar derisa kanë kryer grabitjen. Pas aktit, grabitësit e dyshuar kanë ikur në drejtim të Kosovës, duke mos ndaluar fare në kalimin e Breznicës.

Sipas aktakuzës dëmet e shkaktuara ndaj viktimës janë dy kilogram ari dhe një sasi e konsiderueshme e devizave dhe dinarëve.

Si u organizua grabitja dhe si u zbuluan të dyshuarit?

Policia e Bujanocit falë hulumtimeve intensive ka arritur ta ndriçojë rastin në afat rekord.

Hetuesve të stacionit policor lokal iu janë dashur vetëm 10 ditë për të identifikuar autorët e dyshuar për krimin e kryer.

FOLonline, duke u bazuar nga të dhënat e dosjes së rastit, ka kuptuar se grabitësit e dyshuar janë familjar të ngushtë, përkatësisht djem të axhës.

Njëri nga ta, kishte ardhur në Bujanoc rreth 40 ditë para se të ndodh krimi.

Për pak kohë ai kishte punuar në një furrë buke për të kaluar pastaj si punëtor në një autolarje. Të dyja këto biznese me seli në Bujanoc.

Gjatë këtij maskimi si punëtor, dyshohet se ai në detaje ka planifikuar grabitjen duke e përcjellur në vazhdimësi pronarin e artarisë.

Dy ditë para krimit, atij i vie në ndihmë bashkëkryesi tjetër (djali i axhës).

Në hetimet e rastit, policia kishte intervistuar shumë persona, ndërsa disa është dashur ti nënshtrohen edhe testit të poligrafit.

Përveç gjykimit në mungesë ndaj të dyshuarve është lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar.

 

COMMENTS