HomeShoqëri

DY KOOPERATIVA BUJQËSORE NGA BUJANOCI PËRFITOJNË GRANTE NGA MINISTRIA PËR KUJDESIN E FSHATIT

"Në konkursin e Ministrisë për Kujdesin e Fshatit, me qëllim të përmirësimit të biznesit të kooperativave, i shpallur në bazë të një dekreti të qe

Ambasadorja gjermane Anke Konrad viziton Këshillin Kombëtar Shqiptar
Nesër në Bujanoc ambasadorët e OSBE-së dhe BE-së, vie edhe ministri Ruzhiq
Lugina thellon bashkëpunimin me Sanxhakun

“Në konkursin e Ministrisë për Kujdesin e Fshatit, me qëllim të përmirësimit të biznesit të kooperativave, i shpallur në bazë të një dekreti të qeverisë të datës 21 korrik 2021, vetëm dy kooperativa nga territori i rrethit të Pçinjës kanë fituar grante, të dyja nga komuna e Bujanocit”, njofton faqja zyrtare komunale në Facebook.

“Janë miratuar grante për Kooperativën Bujqësore Blegtorale “Bujanovçanka” nga Bujanoci në vlerë prej 7,493,300,00 dinarë dhe Kooperativës Bujqësore “Prohorovo” Klenik në vlerë prej 7,489,215,00 dinarë.

Ministria për kujdesin ndaj fshatrave sot ka marrë përsipër që nga buxheti i Republikës së Serbisë për vitin 2021 t’i paguajë Komunës së Bujanocit shumat e deklaruara në pajtim me Programin, me qëllim të realizimit të projekteve të kooperativave të përmendura, për të cilat janë ndarë grante.

Në emër të komunës së Bujanocit kontratën e ka nënshkruar znj. Fazila Azemoviq, “, thuhet në njoftim.

COMMENTS