HomeNë fokus

Dosje spiunazhi mes rivalëve politikë në Luginë drejt Beogradit

FOLonline ka siguruar informacione nga qarqe të larta qeveritare dhe të sigurisë në Beograd, të cilat hedhin dritë mbi një fenomen të ndjeshëm

PVD shënon 35-vjetorin e themelimit
Gjykata Supreme e Serbisë “legalizon” termin “šiptari”, Mustafi paralajmëron padi në Kushtetuese dhe në Strazburg
Arifin pranon Konkluzionin e Qeverisë për renovimin e shkollës në Lluçan

FOLonline ka siguruar informacione nga qarqe të larta qeveritare dhe të sigurisë në Beograd, të cilat hedhin dritë mbi një fenomen të ndjeshëm që lidhet me rivalitetin politik në Luginë të Preshevës.

Sipas burimeve tona, individë me hierarki të lartë në subjekte politike lokale janë të përfshirë në rrjedhje informacioni dhe komunikime që lidhen me rivalët e tyre politikë, duke i përcjellë ato në drejtim të strukturave shtetërore në Serbi.

Mësohet se “lëndë e spiunimit” janë pikërisht rivalët politikë, veçanërisht gjatë takimeve të zhvilluara në Prishtinë por edhe ndejave dhe shoqërinit privat.

Në këto dosje, sipas burimeve, përfshihen edhe screenshot-e të publikimeve, linqe të postimeve në rrjete sociale, si dhe analiza të komenteve politike, me fokus të veçantë në përmendjet dhe publikimet që lidhen me ish-komandantët e UÇK-së.

Burimet theksojnë se efekti i këtyre dosjeve është matja e “përshtatshmërisë” së individëve dhe grupeve politike të Luginës në raport me Beogradin. Me fjalë të tjera, kush shihet si më i leverdishëm për bashkëpunim apo më pak problematik për interesat e qendrës.

Madje, të njëjtat burime pohojnë se strukturat e sigurisë në Serbi posedojnë edhe transkripte të disa bisedave të zhvilluara në Prishtinë midis përfaqësuesve nga Lugina dhe zyrtarëve kosovarë, gjë që tregon për një nivel më të lartë mbikëqyrjeje sesa është supozuar deri më tani.

Mund të ndodh që  publikimi dhe përdorimi i këtyre dosjeve të thellojë edhe më tej ndasitë mes subjekteve politike në Luginë, duke e komplikuar skenën politike lokale, veçanarisht në raport me „ patriotët e mëdhenj“.

 

COMMENTS