HomeShoqëri

Seanca e XXI e Këshillit Komunal në Bujanoc: U anulua vendimi për bashkëfinancimin e projekteve në fushën e informimit publik

Në Bujanoc sot u mbajt seanca e XXI e Këshillit Komunal, ku u diskutuan disa pika me rëndësi për funksionimin e komunës. Në pikën e parë të ren

Pajaziti: Pushteti po i detyron bizneset të mbyllen
Kërkohet vëmendje e shtuar e faktorit ndërkombëtar
Asfaltohet një rrugë në Samolicë

Në Bujanoc sot u mbajt seanca e XXI e Këshillit Komunal, ku u diskutuan disa pika me rëndësi për funksionimin e komunës.

Në pikën e parë të rendit të ditës, sipas njoftimit të kryetarit të komunës, Arbër Pajaziti, u anulua propozim-vendimi i Komisionit mbi ndarjen e mjeteve për bashkëfinancimin e projekteve me interes publik në fushën e informimit publik për vitin 2025.

Ndërkohë, të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës u shqyrtuan dhe u miratuan, përfshirë:

  • Propozim-vendimin për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të shoqërive kulturore e artistike dhe skenave amatore për vitin 2025;
  • Raportin e punës dhe shpenzimeve buxhetore të komunës për periudhën janar–qershor 2025;
  • Raportet gjashtëmujore të të gjitha drejtorateve të komunës, përfshirë Financat, Administratën Lokale Tatimore, Shërbimet Publike, Veprimtaritë Shoqërore, Urbanizmin dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Ekonominë dhe Zhvillimin Lokal, Inspeksionin dhe Administratën e Përgjithshme.

Po ashtu, Këshilli aprovoi edhe kërkesat për mbështetje financiare të disa shoqatave dhe individëve.

Kryetari Pajaziti theksoi se puna e Këshillit Komunal do të vazhdojë të zhvillohet me transparencë dhe përgjegjësi, duke u fokusuar në interesat e qytetarëve të Bujanocit.

COMMENTS