Kurbani ka brina, por turpi athu a ka ? Individ të papërgjegjshëm kanë hedhur mbeturinat pas therjes së kurbanëve shumë afër parkut, zonë kjo e
Kurbani ka brina, por turpi athu a ka ?
Individ të papërgjegjshëm kanë hedhur mbeturinat pas therjes së kurbanëve shumë afër parkut, zonë kjo e gjelbërurar dhe çlodhjeje në periferi në Tërnocit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit, Mustafa Alishani, i cili ka postuar foto nga vendi i ngjarjes, transmeton FOLonline.
Do theksuar se kjo është një dukuri e shëmtuar jo vetëm për ambientin por është edhe kundër çdo norme civile e fetare.
Individ të tillë duhet gjykuar me çdo formë, ndërsa përveç autoriteve për zbatimin e Ligjit, duhet edhe ngritja e zërit nga instancat fetare.
Në fund të fundit, si mund të jetë “ hallall “ diçka e tillë kur zarari është i madh.
Turpi a ka brina, shtrohet pyetja?
Ja postimi i kryetarit të BL-së së Tërnocit, bashkë me fotot:
A e meriton kurbani kët a nuk ësht mëkat ti hedhësh skaj rrugës apo ku te duash dhe ku të vjen ti ma leht ,disa eshtra keset e zezae jan te parku mos ju lutem për hir të kurbanit se kulturën po e lam anash mos ju lutem mbeturinat nga kurbani e kan vendin tjetër kund jo skaj rrugës jo në park.
Nderojm kurbanin!
Ruajmë ambijentin
COMMENTS