HomeNë fokus

Diplomatët e Shqipërisë dhe Kosovës diksutojnë në Beograd agjendat për Luginën

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj dhe shefi i Zyres Ndërlidhëse të Kosovës, Jetish Jashari, në takimin e tyre në kryeqytetin e Ser

Shqiprim Arifi kandidat për deputet nga APN
Koalicioni për zgjedhjet parlamentare i ngjashëm me atë në Bujanoc
Kamberi pret vetëm çertifikimin e KRZ-së

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj dhe shefi i Zyres Ndërlidhëse të Kosovës, Jetish Jashari, në takimin e tyre në kryeqytetin e Serbisë, kanë diskutuar edhe për agjendat e përbashkëta për të ndihmuar shqiptarët në Luginë.

Njoftimi i Ambasadës së Shqipërisë në Beograd:

Vijojnë takimet produktive me Drejtuesin e Zyrës Përfaqësuese të Shtetit të Kosovës në Serbi, Z.Jetish Jashari.

Bashkëbisedimi i sotëm u fokusua në ndërtimin e agendave të përbashkëta të bashkëpunimit me Përfaqësitë Diplomatike të akredituara në Beograd, koordinimin e platformave ndihmuese ndaj minoritetit shqiptar në Luginën e Preshevës, e jo vetëm, si dhe angazhimin për pjesmarrje dinjitoze të sipërmarrjeve dhe grupeve të biznesit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e diaspora në Konferencën e II-të ” Ekonomia shpëton Luginën”, që do të organizohet në këtë Trevë, në datat 27 – 28 Shtator.

COMMENTS