Banorë të fshatit Lluçan kanë ngritur shqetësimin për devijime të paautorizuara të shtratit të lumit Morava, të cilat dyshohet se janë kryer nga i

Banorë të fshatit Lluçan kanë ngritur shqetësimin për devijime të paautorizuara të shtratit të lumit Morava, të cilat dyshohet se janë kryer nga individë të papërgjegjshëm.
Sipas informacioneve nga terreni, ndërhyrjet në shtratin e lumit po ndryshojnë rrjedhën natyrore të Moravës, duke rritur ndjeshëm rrezikun nga vërshimet, veçanërisht gjatë reshjeve intensive të shiut.
Banorët theksojnë se shtëpitë dhe pronat që ndodhen në afërsi të lumit janë të rrezikuara drejtpërdrejt, dhe se vetëm reagimi institucional mund ta ndalojë përkeqësimin e situatës.
Lexuesit e portalit tonë na kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku duken qartë ndërhyrjet në shtratin e lumit, si dhe pasojat e mundshme që mund të vijnë nga këto veprime.


COMMENTS