HomePolitikë

Demo Berisha i përgjigjet Enkel Rexhepit: “Mos përhap të pavërteta, vepro sipas ligjit”

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social, Demo Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Këshillit Kombëta

Të hënën protestë në Bujanoc
Kamberi e akuzon Lajçakun për standarde të dyfishta
K.K.”Besa” mbanë provimin më masovik deri më tash

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social, Demo Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe të pabazuara.

Në deklaratën e publikuar nga Ministria të cilën ai e udhëheq, sipas Berishës, pretendimet për diskriminim dhe për motive politike në bllokimin e donacioneve janë të pavërteta dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. Ai theksoi se fondet e dërguara nga institucionet e Prishtinës janë pezulluar pasi nuk kanë qenë në përputhje me Ligjin për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare në Serbi.

“Fondet nuk mund të asgjësohen, prandaj janë kthyer te dërguesi”, deklaroi ministri, duke shtuar se çdo bashkëpunim duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe rendin juridik të Serbisë.

Berisha i bëri thirrje Rexhepit që të japë miratimin për 76 tituj shkollorë në gjuhën shqipe që presin aprovimin nga Këshilli Kombëtar, në mënyrë që të mund të botohen dhe shpërndahen.

Ai theksoi gjithashtu se shteti serb ka financuar vazhdimisht Këshillin Kombëtar Shqiptar. Sipas tij, në tre vitet e fundit janë ndarë mbi 43 milionë dinarë për funksionimin e këtij institucioni, ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar janë paguar mbi 14 milionë dinarë. Edhe për këtë vit, janë paraparë mbi 14 milionë dinarë, prej të cilave një pjesë tashmë është ekzekutuar.

Ministri shtoi se përmes Fondit Buxhetor për Pakicat Kombëtare janë financuar edhe 12 projekte të komunitetit shqiptar në vlerë prej mbi 5.8 milionë dinarësh.

“Nuk ka diskriminim kur fondet ndahen dhe paguhen rregullisht sipas ligjit. Bëhet fjalë vetëm për respektimin e procedurave ligjore”, u shpreh Berisha, duke përfunduar se institucionet veprojnë mbi bazën e ligjit dhe jo të vendimeve politike.

COMMENTS