HomeAktuale

Delegacioni nga Lugina takohet me raportuesit e PE për Kosovën dhe Serbinë

Përfaqësuesit e një delegacioni nga Lugina kan filluar sot takimet në qytetin e Strazburgut të Francës. Agjenda e tyre ka nisur me takimin me r

Çertifikihet lista zgjedhore e LPD-së
Musliu: Qofshin të mallkuar ata që e penguan implementimin e Marrëveshjes së Konçulit
Aksident në hyrje të Tërnocit, një person i lënduar (foto&video)

Përfaqësuesit e një delegacioni nga Lugina kan filluar sot takimet në qytetin e Strazburgut të Francës.

Agjenda e tyre ka nisur me takimin me raportuesit e Parlamentit Evropian për Kosovë dhe Serbi.

Lidhur me këtë takim, këshilltarja për Luginë e Qeverisë së Kosovës, e cila është pjesë e delegacionit, Ardita Sinani , në profilin e saj në Facebook.ka shkruar:

Pata nderin që sot, e shoqëruar edhe nga delegacioni i shqiptarëve të Luginës, të zhvilloj takime tepër të rëndësishme në Strasburg.

Takim tepër konstruktiv ishte bashkëbisedimi me raportuesit për Kosovën dhe Serbinë në Parlamentin Evropian, znj. Viola von Cramon dhe z. Vladimir Bilčik, të shoqëruar nga ekipet e tyre.

Në këto takime të frytshme ngrita çështjen e diskriminimit të shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës dhe domosdoshmërinë e trajtimit në kontekst të barazisë dhe lirive individuale e kolektive në bazë të konventave ndërkombëtare.

E sidomos trajtimit të kësaj çështje në kontekstin e simetrisë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë.

Agjendën dhe mbështetjen financiare për këtë vizitë, ashtu sikur edhe vizitat e kaluara në Senat, Kongres e OKB e ka mundësuar Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Kryeministri, z. Albin Kurti.

Qeveria e Republikës së Kosovës viteve të fundit po mbështet fuqishëm dhe konkretisht lobimin për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në instancat më të larta vendimmarrëse euro-atlantike.

COMMENTS