HomeNë fokus

Kuvendi Komunal i Bujanocit miraton buxhetin për vitin 2022

Me 22 vota për, 2 kundër dhe asnjë të përmbajtur, Kuvendi Komunal i Bujanocit ka miratuar vendimin për buxhetin 2022 i cili kap shumën prej 2.011.

“Kthema adresën”, shqiptarët në Medvegjë protestuan kundër pasivizimit të adresave
Amari pajiset me teknologji më bashkëkohore
Kamberi: Edhe Konkluzioni i dytë i Qeverisë së Serbisë mundëson punësime nê shtëpinë e shëndetit në Preshevë, drejtori ta zbatojë atë

Me 22 vota për, 2 kundër dhe asnjë të përmbajtur, Kuvendi Komunal i Bujanocit ka miratuar vendimin për buxhetin 2022 i cili kap shumën prej 2.011.000.000.000 dinarëve.

Paraprakisht, me shumicë votash janë hedhur poshtë propozimet e këshilltarëve të APN-së për shtimin e mjeteve tek disa pozicione, si: Komisioni për Barazi Gjinore, mediat, Zyra për të Rinj, shëndetësi, subvensionet në ndërmarrësi dhe disa projekte infrastrukturore.

Pika rreth buxhetit ka hasur në debate të shumta, sepse pas një viti e gjysmë në punimet e Kuvendit janë rikthyer disa nga këshilltarët e subjekteve politike serbe.

Më të zëshmit me fjalimet e tyre ishin Nenad Mitroviq nga koalicioni rreth SNS-it dhe Stojança Arsiq nga koalicioni i partive rreth SPS-it.

Ata thanë se ky buxhet është diskriminues ndaj serbëve dhe vendbanimeve të tyre.

Pas diskutimeve të shumta, para hedhjes në votim të buxhetit, në foltore u paraqit kryetari i komunës, Nagip Arifi.

Ai tha se propozimet e opozitës nuk janë të bazuara ngase në pozicionet ku kërkohet shtim i mjeteve edhe ashtu ka ngritje. Ndërsa për propozimet infrastrukturore, ai tha se në ato projekte ka probleme rreth kontesteve pronësore e juridike.

Arifi poashtu  mohoi se ka diskrimin për serbët duke theksuar se është qeveria ajo e cila po diskriminon këtë rajon.

Rreth diskriminimit në baza etnike në foltore u paraqit edhe kryetari i KK, Enever Ramadani.

Ramadani ngriti çështjen e të punësuarve në organet shtetërore ku theksoi se numri i shqiptarëve është tejet i ulët.

Kuvendi Komunal i Bujanocit i ka vazhduar punimet me pikat tjera të rendit të ditës, ku spikasin shpërndarja e mjeteve nga Trupi Kordinues dhe raportet e punës bashkë me ato finansiare të ndërmarrjeve publike.

COMMENTS