Sot, në Tërnoc, në rezidencën e zëvendës Reisu-l-ulema i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Nexhmedin Saqipi,
Sot, në Tërnoc, në rezidencën e zëvendës Reisu-l-ulema i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Nexhmedin Saqipi, e vizitoi një delegacion i Alternativës për Ndryshim, dega në Bujanoc, të kryesuar nga Arbër Pajaziti, me bashkëpunëtorët e tij.
Qëllimi i kësaj vizite kishte karakter urimi, me rastin e zgjedhjes për zëvendës reisu-l-ulema i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, të Nexhmedin Saqipit, i cili njëzëri, dje në Beograd, u votua nga delegatët e Kuvendit Suprem të Bashkësisë Islame të Serbisë.
Kreu drejtues i degës së APN-së, nën udhëheqjen e kryetarit Pajaziti, e kanë uruar zgjedhjen për zëvendës reisu-l-ulema i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, të Nexhmedin Saqipit, nga Lugina e Preshevës, duke i dëshiruar suksese pa fund, në misionin e tij gjatë këtij mandati, në ngritjen dhe avancimin e institucioneve të Bashkësisë Islame në Luginë të Preshevës, Sanxhak dhe Serbi.
Zëvendësi i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë Nexhmedin Saqipi, e falënderoi udhëheqjen e APN-së për vizitën përgëzuese, duke i njoftuar ata për rolin dhe rëndësinë që ka ky institucion i lartë fetar dhe objektivat, të cilat do të realizohen në mandatin e tij.
Vlen të ceket se brenda ditës së sotme mesazhe urimi i kanë arritur zëvendës -Reisit Nexhmedin Saqipit edhe nga institucione dhe individë të ndryshëm, për çka ai është shumë mirënjohës, njofton Jetapress.
COMMENTS