Në Rapotin e "Shteteve 2021 mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut: Serbia" të publikuar dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) nënvizon s
Në Rapotin e “Shteteve 2021 mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut: Serbia” të publikuar dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) nënvizon se “Shqiptarët etnikë janë subjekt i diskriminimit dhe papunësisë disproporcionale”.
Për më tepër në Seksioni 6. Diskriminimi dhe abuzimet sociale nën titullin Dhuna dhe diskriminimi sistematik racor ose etnik ka theksuar se “Adresat e shumë shqiptarëve nga tri komuna në Serbinë jugore u “pasivizuan” (shfuqizuan), duke rezultuar në humbjen e dokumenteve personale dhe qasjen në shërbimet shëndetësore, arsimore dhe sociale”.
Ky raport, gjithashtu adreson edhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes në media në Serbi. Thekson se përdorimi i gjuhës së urrejtjes ishte në rritje dhe shumë politikanë dhe zyrtarë përdorën gjuhë fyese dhe nxitëse. Romët, shqiptarët dhe kroatët ishin më së shpeshti në shënjestër të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Raporti gjithashtu vuri në dukje se prokurorët shpesh nuk e njihnin gjuhën e urrejtjes, akuzat penale u hodhën poshtë pa arsye dhe organet rregullatore refuzuan ankesat e qytetarëve. Ministri i Brendshëm Aleksandar Vulin ka vazhduar të përdorë publikisht një term poshtërues për shqiptarët.
Në raportin e Byrosë së Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës është theksuar se shqiptarë etnikë në komunat jugore të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit së bashku me boshnjakët në rajonin jugperëndimor të Sanxhakut janë të nënpërfaqësuar në institucionet shtetërore në nivel lokal.
Përderisa duke iu referuar arsimit nënvizon se “Nuk ka asnjë tekst shkollorë në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave të mesme”.
Kjo është një shtytje e madhe për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Temat e nxitura e të adresuar nga KKSH janë pjesë e këtij raporti shumë të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe dëshmon për përpjekjen e vazhdueshme e konsistente.
https://www.state.gov/reports/2021-country-reports-on-human-rights-practices/serbia/
COMMENTS