HomePolitikë

Çka i premtoi Hoti përfaqësuesve nga Lugina?

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim një delegacion nga Lugina e Preshevës, i përbërë udhëhequr nga

Kamberi pret vetëm çertifikimin e KRZ-së
Fakulteti Ekonomik në Bujanoc, hap dyert për regiistrimin e studentëve të rinj – 90 studentët e parë, studiojnë pa pagesë
Takime me senatorë

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim një delegacion nga Lugina e Preshevës, i përbërë udhëhequr nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

Në konferencën e përbashkët për media, kryeministri Hoti, tha se së bashku me përfaqësuesit e shqiptarë është biseduar plani i punës i zyres së Luginës së Preshevës që është themeluar vitin e kaluar në kuadër të Qeverisë së Kosovës, ku tashmë e në koordinim me deputetin Faton Bislimi dhe zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, është hartuar ky plan i cili do të mbështes shqiptarët e tre komunave atje.

“Për muajin janar kemi planifikuar takimin informues, gjë të cilin edhe e mbajtëm sot, ndërsa gjatë këtij muaji do të kemi edhe takime me organizata rinore, sportive, kulturore, me OJQ-të e Luginës së Preshevës, për t’i informuar për ketë plan pune, mundësi që i kemi duke i përfshi edhe përfaqësuesit e mediave, ndërsa në shkurt do të kemi një studim të komunave të Luginës së Preshevës mbi gjendjen socio-ekonomik të këtyre komunave, përmes të cilave do të faktojmë gjendjen e rëndë të këtyre komunave në Serbi” – deklaroi kryeministri Hoti.

Nga ana tjetër, Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, tha se sot me kryeministrin Hotin, janë dakorduar për planin e punës të Zyres së Luginës së Preshevës në Qeverinë e Kosovës.

“Ne sot bashkarisht me kryeministrin e Kosovës u dakorduam për planin e zyres për vitin 2021, ku përfundishmit shqiptarët e Luginës së Preshevës po futemi nën ombrellën e mbrojtes institucionale të Kosovës, me qëata po përballen me diskriminimin sistematik nga shteti i Serbisë” – tha kryetari i KKSh-së, Ragmi Mustafa.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës, gjatë vitit të kaluar ka themeluar Zyren e Asistëncës për shqiptarët e Luginës së Preshevës, zyre e cila do të funksionojë në kuadër të kabinetit të kryeministrit të Kosovës.

COMMENTS