HomeNë fokus

Cakaj takon Kamberin

Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, ka takuar në Tiranë deputetin popullor, Shaip Kamberi. Lajmin e bëri publik vet Cakaj duke paralajmëruar ndërma

Ragmi Mustafi pjesë e listës së LVV-së për deputet në Kosovë
Studentët nga Lugina shtigjeve të diplomacisë
Këshilli Kombëtar Shqiptar pranë fëmijëve shqiptarë në Sanxhak

Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, ka takuar në Tiranë deputetin popullor, Shaip Kamberi.
Lajmin e bëri publik vet Cakaj duke paralajmëruar ndërmarrjen e disa iniciativave ndërkombëtare rreth Luginës dhe realizimin e disa projekteve në terren.

Postimi i ministrit Cakaj:

Edhe një takim shumë i dobishëm me një prej përfaqësuesve të dalluar politik të Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi !
Biseduam edhe për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Po ashtu, shprehëm shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare.
Shihemi së shpejti me disa projekte konkrete në mbështetje të Luginës së Preshevës ❤…

COMMENTS