HomeNë fokus

Cakaj falenderon Luginën

Ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Evropë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka falenderuar Luginën për vlerësimin që i’u është bërë punës së tij duk

Ngordh lopa në Dobrosin, kërkohet ndihma e Nagip Arifit dhe Shqiprim Musliut
Realizohen pagesat për bujqit
Kërkesë për hapjen e paraleles së albanologjisë në Luginë


Ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Evropë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka falenderuar Luginën për vlerësimin që i’u është bërë punës së tij duke aluduar në shpalljen “Qytetar nderi” të Bujanocit dhe vendosjen e panove në këtë qytet dhe atë të Preshevës, shkruan FOLonline.
Kryediplomati shqiptar ka paralajmëruar edhe vizitën e tij të re me rastin e hapjeve të zyrave të KKSH-së në Medvegjë.

Postimi i plotë i tij:

Faleminderit nga zemra Luginë për vlerësimin e punës së përbashkët! Puna me ju, përtej një detyrimi institucional, ka qenë nderi i jetës sime.
Shihemi së shpejti në hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë 🙏

COMMENTS