HomeAktuale

Bujanoci së shpejti rishikon buxhetin e vitit 2024

Komuna e Bujanocit shumë shpejt do të rishikojê buxhetin aktual. Se përgatitjet nê këtë drejtim kanë filluar, njoftoi kryetari Arbër Pajaziti.

Arti edhe në Bujanoc pjesë e pandashme për fëmijët(foto/video)  
Mustafa përkujton 20 vjetorin e “Marrëveshjes së Konçulit”
Kush e vjedh ndriçimin publik deri në 500.000 dinarë dënimi

Komuna e Bujanocit shumë shpejt do të rishikojê buxhetin aktual.

Se përgatitjet nê këtë drejtim kanë filluar, njoftoi kryetari Arbër Pajaziti.

Postimi i tij:

Sot kemi nisur konsultimet me shfrytëzuesit direkt dhe indirekt të buxhetit në prag të rishikimit të tij për këtë vit.

Me drejtuesit e ndërmarrjeve publike dhe shkollave diskutuam modalitetet në mënyrë që mos të dëmtohet askush në pjesën e mbetur të vitit.

Të pranishmëve ua sqarova gjendjen momentale finaciare të komunës e cila nuk është aspak e kënaqshme si pasojë e miratimit të një buxheti të fryrë nga qeverisja e kaluar si dhe kontratave të nënshkruara pa mbulesë vetëm pse ishte një vit zgjedhor.

Megjithatë, theksuam këmbëngulësinë tonë që vitin kalendarik ta përmbyllim pa cenuar ndonjë lëmi shoqërore kurse nga viti i ardhshëm gjërat do të shkojnë si është më së miri.

COMMENTS