HomeKronikë

Bujanoci pranë katastrofës ambientale, deponia përsëri po digjet (foto&video)

Deponia e qytetit në Bujanoc edhe sonte është përfshirë nga flakët. Tashmë shtrëngatat e tymit kanë nisur të mbulojnë qytetin derisa ka fil

Qeveria e Kosovës ndan 70 mijë euro për blerjen e librave për nxënësit e Luginës
Qeveria ndan 580 mijë euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Preshevë
Thyhet selia e LPD-së në Bujanoc

Deponia e qytetit në Bujanoc edhe sonte është përfshirë nga flakët.

Tashmë shtrëngatat e tymit kanë nisur të mbulojnë qytetin derisa ka filluar të vie erë shumë e rëndë.

Ekspertët shëndetësor kanë paralajmëruar për pasoja shëndetësore për popullatën nëse kjo dukuri vazhdon akoma.

Kompetentët disa herë janë shprehur se djegia e deponisë bëhet qëllimisht por asnjë person deri më tash nuk është nën hetime për pasojat e zjarrëvënies.

Si duket ata që po paguajnë çmimin janë vet qytetarët, të cilët edhe këtë natë duhet mbyllur dyert dhe dritaret e shtëpive në mënyrë që mos të ngulfaten nga tymi dhe era.

COMMENTS