HomeShoqëri

Bujanoci po përgatitet për projekte kapitale

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim pune me ekipin komunal për të shqyrtuar nga afër projek

Enuziazmohet Gent Cakaj, ja çfarë fjalë thotë për marrëveshjen në Bujanoc
Në Bujanoc midis 35.000-37.000 shqiptarë?
Sot mori titullin internist, por nuk do të ndalet me kaq

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim pune me ekipin komunal për të shqyrtuar nga afër projektet e reja infrastrukturore, të cilat komuna i ka pranuar nga shtëpia projektuese e kontraktuar.

Sipas kryetarit Pajaziti, projektet e prezantuara janë tejet të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe për zhvillimin urban të Bujanocit. Ato përfshijnë rregullimin e parkut të qytetit, ndërtimin e një objekti të ri për çerdhen, ndërtimin e objektit për qëndrimin ditor të fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe rregullimin e hyrjes së qytetit nga ana e autostradës.

Hapi i sotëm ishte vetëm fillimi. Tani po shkojmë drejt finalizimit të dokumentacionit dhe shumë shpejt do të fillojmë me realizimin e këtyre projekteve që do t’i japin Bujanocit një pamje më të rregullt dhe më funksionale”, theksoi Pajaziti.

Këto investime pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e banorëve dhe në modernizimin e hapësirave publike të komunës.

COMMENTS