HomeShoqëri

BUJANOCI PËRFITON 4 MILIONË DINARË PËR FINANCIMIN E ASISTENTËVE PERSONAL

Komuna e Bujanocit ka nënshkruar kontratë me Kabinetin e ministrit për avancimin e zhvillimit të komunave jo mjaftueshme të zhvilluara pranë Qever

Ja si sillen të dyshuarit në gjykatë nga policia
Orari mbetet i njejtë: Kafiteritë deri ora 20:00, marketet deri në 21:00
Ja sa mjete u tubuan për KF “ Tërnoci “ dhe kush nga sa i dhuroi

Komuna e Bujanocit ka nënshkruar kontratë me Kabinetin e ministrit për avancimin e zhvillimit të komunave jo mjaftueshme të zhvilluara pranë Qeverisë së Serbisë për financimin e programit të asistentëve personal.

Vlera e nënshkruar e mjeteve financiare është 4.000.000,00 dinarë, aq edhe sa janë kërkuar në konkurs.

“Kujtojmë që, Komuna e Bujanocit për nevoja të nxënësve me pengesa në zhvillim ka aplikuar në konkursin e ministrisë përkatëse të shpallur më 5 Janar 2024.

Asistentët personal do të vazhdojnë punën e tyre me fëmijët me pengesa në zhvillim, tani që mjetet janë siguruar”, njoftoi faqja zyrtare e komunës në Facebook.

COMMENTS