Përmes një solemniteti, sot është nënshkruar marrëveshja e binjakëzimit midis Bujanocit dhe Gjirokastrës. Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi me k
Përmes një solemniteti, sot është nënshkruar marrëveshja e binjakëzimit midis Bujanocit dhe Gjirokastrës.
Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi me këto fjalë e komentoi këtë zhvillim:
Sot, në mënyrë solemne nënshkruam marrëveshjen e binjakëzimit mes Komunës së Bujanocit dhe Bashkisë së Gjirokastrës.
Me këtë binjakëzim, dy komunat do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit, kulturës, turizmit, ekonomisë, sportit, administratës publike, si dhe në fusha tjera të rëndësishme për bashkëqytetarët tanë.
Një falemnderim për kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës z. Flamur Golemi për mikpritjen dhe shprehjen e vullnetit të plotë për ta realizuar këtë marrëveshje.
Urime të gjithë qytetarëve të dy komunave që do të përfitojnë nga ky binjakëzim!
COMMENTS