HomeNë fokus

Braathu vizitë edhe në Preshevë

Ambasadori i OSBE-së në Beograd, Jan Braathu, gjatë ditës ka qëndruar në Preshevë. Pas një takimi, kryetari i komunës Shqiprim Arifi, kështu e

Për vikend gati se gjithçka mbyllet
Vendimet që u sollën nga Këshilli Komunal në Preshevë
Transportuesit nga Lugina dënohen me nga 1000 euro në Kosovë

Ambasadori i OSBE-së në Beograd, Jan Braathu, gjatë ditës ka qëndruar në Preshevë.

Pas një takimi, kryetari i komunës Shqiprim Arifi, kështu e ka përshkruar vizitën e ambasadorit:

“Sot, mirëprita në kabinet, misionarin e OSBE-së në Beograd, Ambasadorin Jan Braathu

Vizita e ambasadorit pati në fokus zhvillimet e fundit me zgjedhjet e brendshme në Këshillin Kombëtar Shqiptar, si dhe gjendjen aktuale për futjen e masave të dhunshme nga Ministria e Pakicave në Serbi.

Ambasadori u njoftua hollësisht, se gjendja aktuale në Këshillin Kombëtar Shqiptar, është vetëm rezultat i një qeverisjeje të korruptuar të subjektit të PVD-së dhe funksionerëve të saj, ndaj së cilës çdo shqiptar i Luginës së Preshevës është i indinjuar dhe se revolta ndaj qeverisjeve të tilla është ndjerë edhe tek subjektet e tjera garuese për KKSH-në duke e sjellur Këshillin në pozitë të palakmueshme dhe duke e lënë pa një udhëheqës legjitim”, ka shkruar Arifi në Facebook.

COMMENTS