HomeNë fokus

Braathu dhe Hill takojnë kryeministren Brnabiq, në fokus Plani 7 pikësh

Shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Braathu dhe ambasadori i SHBA-së në këtë shtet, Christopher Hill, kanë takuar kryeministren e vendit Ana

KKZ me vendim për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore
Besa Trans Preshevë: Në autobusin e djegur në Bullgari nuk kishte udhëtarë nga Lugina
Sot përfundon viti shkollor

Shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Braathu dhe ambasadori i SHBA-së në këtë shtet, Christopher Hill, kanë takuar kryeministren e vendit Ana Brnabiq, shkruan FOLonline.

„Takim konstruktiv me kryeministren Ana Brnabiq dhe ambasadorin e SHBA-së, Chris Hill, për të parë progresin rreth zbatimit të Planit shtatë pikësh të miratuar nga ana e Qeverisë serbe në vitin 2013“, njoftoi faqja zyrtare e OSBE-së në Facebook.

„ Misioni i OSBE-së në Serbi do të vazhdojë të punojë në partneritet të ngushtë me Qeverinë në mbështetje të integrimit dhe përfshirjes së pakicave kombëtare në Serbi“ thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

COMMENTS