Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka përshëndetur takimin e ambasadorit të OSBE-së, Jan Braathu dhe ambasadorit amerikan Christopher Hill, me krye
Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka përshëndetur takimin e ambasadorit të OSBE-së, Jan Braathu dhe ambasadorit amerikan Christopher Hill, me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, rreth ecurisë së Planit 7 pikësh.
Kamberi ka thënë se insistimi i ndërkombëtarvëe në këtë dokument është i mirëseardhur por ka shtuar se është për habi se Beogradi zyrtar nuk po i zbaton deryrat e marra që në vitin 2013.
Postimi i Kamberit:
Ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu dhe Ambasadori i SHBA-së, Chritopher Hill, pas vizitës së tyre në Luginë të Preshevës, të premtën që e lëmë pas, kanë takuar kryeministren në ikje e kryeparlamentaren në ardhje, Ana Brnabiç.
Temë e këtij takim ishte fillimi i realizimit të Planit 7 Pikësh.
Edhe pse i aprovuar në vitin 2013, i harmonizuar me konventat ndërkombëtare e legjislacionin vendor e i sinkronizuar me faktorin ndërkombëtar, realizimi i tij ende nuk ka filluar.
Më gëzon angazhimi i OSBE dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shtyrë përpara fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh.
Njohja e diplomave duhet të jetë hapi i parë.
Përveç që është koha për të zgjidhur këtë çështje, është edhe premtim i dhënë e obligim i marë I institucioneve vendore ndaj shqiptarëve e karshi faktorit ndërkombëtarë.
Koha të veprojmë bashkë.
COMMENTS