HomePolitikë

Bisedimet në Bruksel përfundojnë pa marrëveshje, Serbia refuzon të diskutojë për fondin e bujqve nga Lugina

Bisedimet e zhvilluara në Bruksel midis delegacionit të Kosovës të kryesuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë të udhëheq

Shefi i klinikës në Langenthal të Zvicrës viziton Bujanocin
Pajaziti në foltoren e Kuvendit Komunal për kalimin e Rahimit nga PD në APN
“ Nëse ju rekomandojnë mjekët, shkoni në spital “

Bisedimet e zhvilluara në Bruksel midis delegacionit të Kosovës të kryesuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë të udhëhequr nga Petar Petkoviq kanë përfunduar pa marrëveshje. Pala serbe ka refuzuar të diskutojë mbi fondin e ndihmës për bujqit nga Lugina e Preshevës, një mbështetje e ndarë nga Qeveria e Kosovës për zhvillimin e këtij rajoni.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër pas takimit, duke theksuar se ky qëndrim i Beogradit është tregues i standardeve të dyfishta të Serbisë.

“Në Bruksel, përfaqësuesi i Serbisë P. Petkoviq, paska refuzuar të flasë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, qoftë edhe për një temë që ka të bëjë me subvencionimin e bujqve, ndihmë kjo që e jep qeveria e Republikës së Kosovës e që do të ndihmonte, sadopak, zhvillim për njerëzit. Ai shkon aq larg sa edhe lëshon takimin.
Tendenca e Serbisë për t’u angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të serbëve në rajon, kur njëkohësisht kufizon të drejtat e pakicave kombëtare në territorin e saj, nuk mund të karakterizohet ndryshe veçse si shprehje e një standardi të dyfishtë politik dhe juridik në mbrojtjen e pakicave,” ka theksuar Kamberi.

Ai ka shtuar se Serbia kërkon “autonomi kulturore” dhe “mbrojtje të identitetit” për serbët në shtetet fqinje, ndërsa shqiptarëve në Serbi ua mohon të drejtat elementare, si përfaqësimin në institucione, përdorimin e simboleve kombëtare dhe qasjen në mbështetje financiare.

Në të njëjtën linjë ka reaguar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Enkel Rexhepi, i cili e ka cilësuar si padrejtësi të radhës bllokimin e fondit të Kosovës për bujqit e Luginës.

“Përshëndes angazhimin e Zv/kryeministrit të Kosovës, z. Besnik Bislimi, dhe këshilltarit të tij, z. Ragmi Mustafi, sot në Bruksel, ku diskutimi u përqendrua tek padrejtësia e radhës ndaj bujqve të Luginës së Preshevës. Fondi i ndarë nga Kosova, i fasilituar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar si pjesë e projektit ‘Mbrojtja e trashëgimisë agrokulturore dhe ruajtja e identitetit rural’, është bllokuar, pavarësisht rëndësisë së tij për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit shqiptar përmes agrokulturës, një sektor jetik për mbijetesën e komunitetit tonë,” ka deklaruar Rexhepi.

Ai ka shtuar se ky angazhim i përbashkët dhe mbështetja e Qeverisë së Kosovës japin shpresë për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

 

COMMENTS