HomeAktuale

Bashkia e Tiranës paguan donacionin për palestrën në “N.Frashëri”, Arifi dhe Ramadani shprehin falenderimet

Bashkia e Tiranës ka bartur sot në buxhetin e komunës së Bujanocit mjetet e donacionit në vlerë prej 550.000 euro për ndërtimin e sallës së sporte

Kamberi: Angazhimi i diplomatëve të huaj domethënës, shteti duhet t’i zbatoj obligimet
Zjarri tek deponia: SHSJ me detyra për Komunalinë dhe Inspekcionin, qytetarët propozojnë vendosjen e kamerave
Ramadani takon diplomatin kosovar

Bashkia e Tiranës ka bartur sot në buxhetin e komunës së Bujanocit mjetet e donacionit në vlerë prej 550.000 euro për ndërtimin e sallës së sporteve në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” te qytetit.

Lidhur me këtë, falenderime kanë shprehur kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe ai i Kuvendit Komunal, Enver Ramadani.

Postimi i Arifit:

Falemnderit Tiranë!

Sot, një lajm i mirë për komunën tonë, e në veçanti për nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.

Bashkia e Tiranës me kryetarin e saj Erion Veliaj i ka bartë mjetet komunës së Bujanocit në vlerë prej 550.000 eurove për ndërtimin e palestrës sportive.

Shumë shpejt do të fillojmë procedurën e tenderimit.

Falemnderit Shqipëri!
Falemnderit Tiranë!

Postimi i Ramadanit:

Puna e filluar muaj me parë sot po finalizohet!

TIRANA ❤️❤️

Sot Bashkia e Tiranës ka bërë bartjen e mjeteve në Komunën e Bujanocit për ndërtimin e sallës sportive të Shkollës fillore Naim Frashëri Bujanoc.

Një punë të filluar muaj më parë të propozuar nga ne e të pranuar nga Bashkia Tiranës SOT u realizua, do jemi falenderues pa masë kryetarit @erionveliaj dhe kryetares së Këshillit bashkiak @rominakuko për realizimin e ketij projekti.

Fëmijët e Bujanocit dhe nxënësit e Shkollës Naim Frashëri do të ken kushte më të mira pune duke ju falënderuar Tiranës e Shqipërisë!

Tirana ❤️❤️
@KeshilliTirane
@ShkollaFilloreNaimFrashëriBujanoc
Urime Bujanoc
FALEMINDERIT TIRANA ❤️❤️

COMMENTS