HomePolitikë

Memeti shpall kandidaturën për kryetar të APN-sê

Visar Memeti, shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe ish kanditat për deputet, ka shpallur sot kandidaturën e t

Delegacioni i APN-së përgëzon Saqipin
Arrihet marrëveshja gjithshqiptare në Bujanoc
Nagip Arifi pjesëmarrës i festës kombëtare të Gjermanisë

Visar Memeti, shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe ish kanditat për deputet, ka shpallur sot kandidaturën e tij për kryetar të Alternativës për Ndryshim.

Kandidatura e Memetit vie pak javë pasi lideri i deritanishëm partiak, Shqiprim Arifi, kishte deklaruar se nuk do të kandidojë më për kreun e partisë.

Kandidaturën e tij, Memeti e bëri publike përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Postimi i Memetit:

Të nderuar qytetarë e bashkëatdhetarë të Luginës së Preshevës, aktivist e anëtarë të ALTERNATIVËS për Ndryshim,

Dashuria për vendin, do të thotë të mos kesh momente pushimi, por vetëm punë me dinjitet e devotshmëri, dedikuar mirëqenies së plotë të jetesës.

Nisur nga kjo dhe nga fakti se subjekti ALTERNATIVA, është pikënisja dhe themeli i ndryshimeve të mëdha në vendin tonë, si dhe një nga udhërrëfyesit e parë për plotësimin e pikturës së qytetit që një ditë të marrë pamjen e duhur, dua t’ju njoftoj kam shpallur KANDIDATURËN time për KRYETAR të subjektit ALTERNATIVA për Ndryshim.

Kjo vazhdimësi e rrugëtimit shumëvjeçarë në ALTERNATIVË, do të na gjejë me strukturë të re e cila është vazhdimësi e një strukture me plot dinjitet e punë me vullnet, e që punët e nisura t’i bëjmë bashkë dhe për njëri-tjetrin.

COMMENTS