Sekretari organizativ i PVD-së dhe këshilltari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Rahim Salihi, ka reaguar pas publikimit të listës së Ministrisë së

Sekretari organizativ i PVD-së dhe këshilltari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Rahim Salihi, ka reaguar pas publikimit të listës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë me 400 emrat e rinj të punësuar në Shërbimin e Zjarrfikësve.
Sipas Salihit, në mesin e 400 të punësuarve të rinj janë përfshirë edhe 3 vende pune për Bujanocin dhe 2 për Preshevën, por asnjëri prej të punësuarve nuk është shqiptar.
Ai e ka krahasuar këtë situatë me konkursin e fundit të Komunës së Bujanocit për 6 vende të reja pune në administratën komunale, duke theksuar se sipas shpërndarjes së paraparë, vetëm 3 prej tyre do t’u takojnë shqiptarëve.
“Nëse Qeveria e Serbisë punëson punëtorë të rinj, shqiptarët përfaqësohen me 0 për qind, ndërsa kur Komuna e Bujanocit shpall konkurse, vendet e punës ndahen 50 me 50”, ka shkruar Salihi, duke e cilësuar këtë gjendje si të papranueshme.
Ai ka përfunduar reagimin e tij me vlerësimin se një qasje e tillë është “shumë e keqe” dhe se pasqyron mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
COMMENTS