HomeAktuale

Asnjë shqiptar i pranuar ne polici

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të fundit nga konkursi i Ministrisë së Punë

Edhe një mandat për drejtorin e deritanishëm të E.P.”Gëzimi ynë”
LDA Ballkan edhe në Luginë
KSHL dorëzon ankesën në Gjykatën Administrative

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të fundit nga konkursi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për pranimin e policëve të rinj. Sipas tij, në konkursin e fundit nuk është pranuar asnjë shqiptar nga Presheva, Bujanoci apo Medvegja, çka e përshkruan si një kthim në vitin 2001, kur shqiptarët ishin tërësisht të përjashtuar nga policia.

Nga 43 kandidatë të pranuar në nivel lokal, nuk figuron asnjë shqiptar në Preshevë dhe Bujanoc, ndërsa nga 22 policë të rinj në Medvegjë, asnjëri nuk është shqiptar.

“Ky është një sinjal alarmant që tregon vazhdimin e diskriminimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore, përkundër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe obligimeve të shtetit,” ka deklaruar Rexhepi.

Ai kujton se Marrëveshja e Konçulit, e nënshkruar para 24 vitesh, kishte për qëllim pikërisht inkuadrimin e shqiptarëve në jetën publike dhe krijimin e një policie multietnike, si garanci për sigurinë e qytetarëve në Luginë të Preshevës.

Rexhepi rikujton se vetëm në periudhën 2002–2004 u arrit të përfshihen një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në polici, por më pas – për më shumë se një dekadë – procesi është ndalur tërësisht.

Sipas të dhënave të KKSH-së, nëse ky trend vazhdon, me daljen në pension të kuadrove aktuale dhe me mospranimin e të rinjve shqiptarë, përfaqësimi do të reduktohet deri në zhdukje të plotë.

COMMENTS