HomeKronikë

Arrestohet i dyshuari për alarm të rrejshëm të bombës në Tërrnoc

„Pjesëtarët e MPB-së, Stacionit Policor në Bujanoc, kanë arrestuar Z. K. nga Bujanoci për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer ve

KAMBERI: E PREMTJA ËSHTË REFERENDUM KUNDËR POLITIKËS SHTETËRORE TË FSHIRJES SË SHQIPTARËVE
KRZ konstaton rezultatet e përgjithshme për KKSH
FSHATI LLUÇAN DHE DOBROSIN SHUMË SHPEJT DO TË ZGJIDHIN PROBLEMIN E RRYMËS

„Pjesëtarët e MPB-së, Stacionit Policor në Bujanoc, kanë arrestuar Z. K. nga Bujanoci për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të shkaktimit të panikut dhe rrezikut të përgjithshëm“, njofton Drejtoria Policore në Vranjë, transmeton FOLonline.

„ Z. K. rreth orës 9:40 të mëngjesit të sotëm ka telefonuar në Shkollën fillore “Muharem Kadriu” në fshatin Tërnoc të Madh dhe ka raportuar se në atë shkollë është vendosur bombë.

Me inspektimin kriminalistik është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë për bombën e vendosur dhe me shpejtësi efektivët e policisë kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj vepre penale.

Z. K. i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente“, thuhet në kumtesën e policisë.

COMMENTS