Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka pritur nxënësit e ciklit të ulët të Sh.F. "Naim Frashëri".
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka pritur nxënësit e ciklit të ulët të Sh.F. “Naim Frashëri”.
“Sa kënaqësi e madhe të pres disa nga nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc për nderë të 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve.
Bashkëbiseduam për shumë çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve, kushtet në arsim, si dhe planet për të ardhmen”, ka shruar kryetari Arifi në Facebook.
“I informova se Komuna e Bujanocit vazhdimisht punon drejt përmirësimit të kushteve në shkollë dhe ngritjen e cilësisë në arsim, kurse për vitin akademik 2022/2023 për herë të parë do t’ia paguajmë shujtat (kuzhinën)për të gjithë nxënësit e shkollave fillore, dhe prindërit nuk do të shpenzojnë më nga buxheti familjar.
I uroj të gjithē fëmijëve shëndet të plotë dhe realizim të ëndrrave të tyre”, ka shkruar Arifi në postimin e tij.
COMMENTS