HomeNë fokus

Arifi takon ambasadorin e Sllovenisë

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka takuat sot ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Serbi, Damian Bergant i cili shoqërohej nga

Mitroviq: Akoma s’jemi dakorduar me Arifin, PD as një fjalë të vetme për takimin me SNS-in
Rezultatet e konkursit për klubet sportive, reagon Pajaziti
Arifi takon këshilltarët e presidentit Meta

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka takuat sot ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Serbi, Damian Bergant i cili shoqërohej nga zëvendësja e tij, Gorenka Kroshel.

Lidhur me takimin, kryetari Arifi ka bërë këtë njoftim për opinionin:

Sot pata nderin që ta mirëpres ambasadorin e Republikës së Sllovenisë Damian Bergant i shoqëruar nga zëvendësja e tij Goranka Kroshel, me të cilët biseduan për zhvillimet në Bujanoc, por edhe në përgjithsi në rajon.

Ngase ishte takimi jonë i parë, e njoftova ambasadorin Bergant me problemet që i shoqërojnë qytetarët tanë. Gjendja ekonomike, respektivisht mungesa e investimeve në fushën e ekonomisë, pasivizimi, mosnjohja e diplomave të Kosovës, mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe janë vetëm disa nga temat që shtjellova me ambasadorin.

Gjithashtu, ia shpreha qëndrimin tim se normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës do të ndikonte pozitivisht edhe në Luginë.

Ambasadori Bergant shprehu gatishmërinë që të shfrytëzojë autoritetin e tij dhe të ndihmojë Bujanocin dhe Luginën.

COMMENTS