HomeAktuale

Arifi reagon ndaj alarmeve për bomba, kërkon hetime të rasteve nga kompetentët

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar ndaj alarmeve për vendosjen e bombave në shkollat e Luginës. Arifi ka kërkuar nga organet e re

Dështon formimi i qeverisjes në KKSH, priten Masat e Përkohshme
1000 libra për bibliotekën e qytetit dhe shkollat lokale
Protesta për mungesën e ujit, drejtuesit komunal premtojnë zgjidhje

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar ndaj alarmeve për vendosjen e bombave në shkollat e Luginës.

Arifi ka kërkuar nga organet e rendit të ndriçojnë këto raste në mënyrë që të kthehet siguria dhe normaliteti.

Reagimi i Arifit:

Shumë i shqetësuar nga lajmi alarmues për vendosjen e bombave nëpër shkolla në Luginën e Preshevës.

Dënoj ashpër paralajmërimet kërcënuese anonime, që pezullojnë mbarëvajtjen e mësimit për të cilat është urdhëruar evakuimi i nxënësve dhe mësimdhënësve në ato ambiente.

Kërkoj nga organet e rendit të kryhen procedurat e nevojshme për hetimin e rastit, pasi mirëqenia dhe siguria e çdo qytetari është prioritet i padiskutushëm!

COMMENTS