HomeAktuale

Arifi pret ambasadorin e Japonisê

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka takuar sot ambasadorin e Japonisë në Serbi, Imamura Akira. Për temat e takimit, Arifi është sh

Zgjedhjet 2020
Hapet zyra e KKSH-së në Medvegjë
Përmbyllet konkursi për 1 milion euro për bujqit e Luginës, ja sa konkuruan

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka takuar sot ambasadorin e Japonisë në Serbi, Imamura Akira.

Për temat e takimit, Arifi është shprehur përmes Facebookut:

“Sot, mirëprita Ambasadorin e Japonis në Serbi Sh.T Imamura Akira, me të cilin biseduam rreth situatës së sigurisë, politike dhe ekonomike.

E njoftova ambasadorin me zhvillimet në Bujanoc si dhe me problemet që hasin qytetarët tanë si rezultat i diskriminimit nga ana e qeverisë në arsim, punësim, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik.

Përmenda faktin që edhe pas shumë marrëveshjeve të nënshkruara mes Prishtinës dhe Beogradit, si ajo e njohjes së diplomave, nuk kanë filluar akoma së implementuari”, ka shkruar Arifi.

COMMENTS