HomeNë fokus

Salihu: Fjalimi i Osmanit shpresëdhënës për shqiptarët në Serbi

Drejtuesi i AFEDS-it, Muharrem Salihu, ka përshëndetur fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën e fundit të Këshillit të Siguri

Futbollisti në karantinë ( video )
Krejt çka ndodhi sot në selinë e PD-së
Zgjedhjet në Tërrnoc më 23 qershor (e enjte)

Drejtuesi i AFEDS-it, Muharrem Salihu, ka përshëndetur fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Njujork.

Përmes një postimi në Facebook, Salihu është shprehur se një fjalim i këtillë është shpresëdhënës për Medvegjën dhe komunat tjera shqiptare në Serbi.

Postimi i Salihut:

Denoncimi që Presidentja e Kosovës, doktor Osmani i bëri pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi, si “spastrim etnik me mjete administrative” është akti më i lartë i denoncimit që një shtet i prekur mund t’ i bëjë shtetit dhunues të normave të së drejtës ndërkombëtare. Keshilli i Sigurimit është Drejtoria e Botës, nëse e shohim Botën si nje shtet të veçantë. Atje janë më të mëdhenjtë e saj, ata që marrin vendimet më të rëndësishme për fatet e saj.
Për këtë arsye, ne banoret e Medvegjes apo krejt komunave shqiptare, sot ndihemi shpresëdhënës se diçka do të ndryshojë. Është e para e Kosovës që po e mban lart bajrakun e denoncimit si përmendet dhe në raportin Komisionit te Helsinkut të Sonja Biserkos për shqiptarët e Serbisë. Akoma më shumë na jep shpresë premtimi publik i këshilltarit të saj Artan Murati se kjo çështje do trajtohet tutje në instanca të ndryshme.


Pikerisht kjo duhet. Flamuri duhet të mbajet lart nga të gjithë krerët e institucioneve tona , Kosovës dhe Shqipërisë, në plan dypalësh dhe global. Kemi humbur kohë, por e drejta nuk harron. Na duhen miq në këtë betejë sepse punët e mira duan urtësi.
Nga fjala e Presidentes, ne jemi shumëfish të motivuar pse ajo Fjalë, është pasojë e një fushate sensibilizuese që AFEDS ka nisur prej kohësh nëpër kancelari, institucione vendore dhe ndërkombëtare, në organizata me renome si WDC, Bruxel e deri te Komiteti Serb i Helsinkit, ku AFEDS ishte bashkëbiseduesi kryesor i Sonja Biserkos në Raportin e famshëm ku u perdor për herë të parë shprehja-“spastrim etnik me mjete administrative”, duke ju referuar pasivizimit. Tash e tutje, me vulën e Presidentes, ky togfjalesh kyç duhet të jetë etiketa e aksionit tonë kombëtar për ta shpetuar Medvegjën si vatër autoktone e shqiptarisë në Ballkan.
Kosova nuk do të bëjë ministri kthimi, as do sjellë ushtrinë në kufi si bëri Serbia duke viktimizuar qytetarët e vet në Kosovë, pa asnjë shkak. Por nuk mund të tolerohet spastrimi etnik në kushtet kur ne si komb nuk jemi të dobët; kur jemi të dëshmuar si kontributorë te paqes; kur populli shqiptar në Serbi ka qytetarë të mirë që respektojnë ligjin në shtetin e vet.
Duhen fjalë, por duhen dhe akte. Vetëm dhe tok. Por flaka e shpresës që lind nga veprimi nuk duhet të fiket!

16 tetor Medvegje
Muharrem Salihu
Drejtues i AFEDS

COMMENTS