HomeAktuale

Arifi përmbledh aktivitetet e vitit 2022

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, me anë të një postimi në Facebook ka bërë një përmbledhje të aktivitetve të vitit 2022. Postimi i

Dita e dytë e shpërndarjes së librave: Destinacioni „ M. Kadriu dhe N.Frashëri „
Shtëpia e shëndetit në Bujanoc pajiset me aparat modern të EKG-së
Boske: Protesta kundër pushtetit lokal, Kamberi: Po të varej nga pushteti lokal nuk do t’i kishim këto probleme

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, me anë të një postimi në Facebook ka bërë një përmbledhje të aktivitetve të vitit 2022.

Postimi i Arifit:

Qytetarë të dashur të komunës së Bujanocit,

Dita e sotme është dita e fundit e punës për vitin 2022. Kaluam edhe një vit së bashku duke punuar çdo ditë për të përmirësuar kushtet e jetesës së gjithësecilit.

Menaxhuam me një buxhet prej 1.193.500.000,00 dinarë apo mbi 10 milionë euro, të cilin e shfrytëzuam në dobi të qytetarëve tanë. Këto mjete i investuam në rregullimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimin publik, ndikuam në përmirësimin e kushteve në arsim duke filluar nga sigurimi i shujtave falas për të gjithë filloristët, siguruam transportin falas për gjimnazistët, i ndihmuam studentët me bursa studentore, shpërblyem nxënësit e dalluar, mundësuam aftësimin profesional të të rinjëve tanë, i siguruam asistentë personal nxënësve me pengesa në zhvillim, si dhe renovuam shkolla. Të gjitha këto vetëm në sferën e arsimit.

Përveç arsimit, kontribuam në zhvillimin e bujqësisë, të bizneseve të vogla dhe të mesme, përkrahëm shoqëritë kulturoro – artsitike, klubet sportive, mediat, organizatat joqeveritare, si dhe u kujdesëm për personat me gjendje të rëndë sociale.

Për të gjitha këto, falemnderoj anëtarët e Këshillit Komunal, këshilltarët e Kuvendit Komunal, kryeshefat e drejtorave komunale dhe të gjithë bashkëpunëtorët, të cilët u angazhuan që ditët e mira të vijnë te çdo qytetar.

Me shpresën se viti 2023 do të jetë edhe më i suksesshëm se ky që po lëmë pas, ju uroj shëndet të gjithëve dhe Gëzuar Viti 2023!

COMMENTS