HomeAktuale

Për LPD-në koalicioni me SNS-in plotësisht i pranueshëm

Para takimit të sotëm me SNS-in, në selinë e Partisë Demokratike në Bujanoc është zhvilluar edhe një takim midis kësaj të fundit, LPD-së dhe APN-së,

Pajaziti: Disa kandidat për deputet po tentojnë të zhvendosin vëmendjen nga problemet që i kemi
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Serbët nga Kosova bllokuan rrugën magjistrale (pjesa 28)
Paguhen mjetet për shoqëritë kulturo-artistike dhe bizneset


Para takimit të sotëm me SNS-in, në selinë e Partisë Demokratike në Bujanoc është zhvilluar edhe një takim midis kësaj të fundit, LPD-së dhe APN-së, merr vesh FOLonline.
Për dallim nga herët tjera, në këto bisedime nuk ishin të ftuar përfaqësuesit e PVD-së.
Deri më tash, PD nuk ka dalë me qëndrim nëse ka hequr dorë ose jo nga koalicioni gjithshqiptar, edhepse PVD me anë të një kumtese ka deklaruar se pas takimit me SNS-in unifikimi shqiptar doli në shesh se ishte një farsë.
Siç merr vesh FOLonline, në takimin e sotëm PD, LPD dhe APN nuk janë marrë vesh për arritjen e koalicionit.
Por është shumë e sigurt se LPD-së aspak nuk i pengon në koalicion SNS-ja dhepse kjo parti shquhet për deklarata “ Shqipëria etnike, bashkimi me Kosovën, Flamuri, abetarja gjithkombëtare, lufta, bomba, kallashi “, etj.
Bile LPD insiston në shtëpinë e kulturës që le të kuptohet si çështje me interes komercial të vet kreut të saj.
Poashtu, ky subjekt insiston edhe në Qendrën për Punë Sociale, meqë siç dihet ajo paraqet edhe makineri të shtresës elektorale tek kategoritë e varfëra.
Ndërkohë, bëhet e ditur se APN është më e qartë në kërkesat e veta. Ky subjekt akoma i ofron 3 votat e saja blanko për koalicionin gjithshqiptar.
Por është krejtësisht e qartë se pa marrëveshje PD-PVD koalicioni gjithshqiptar edhe matematikisht është i pamundur.
Përmes liderit të saj në Bujanoc, Arbër Pajaziti, APN edhe sot ka bërë të ditur se përgjegjëse për mosarritje të koalicionit të shumicës shqiptare janë ose PD ose PVD.
Burimet e FOLonline theksojnë se nëse identifikohet fajtori i mospërfshirjes së të gjithë shqiptarëve në koalicion, APN do të dalë me qëndrime të qarta.
“ APN-së si parti rajonale nuk i vie turp, kështu që nuk do të takohet fshehurazi me SNS-në, i mbetet besnik pushtetit me këtë subjekt politik në Preshevë, të njejtën gjë tenton ta realizoj edhe në Medvegjë, dhe se bashkërisht me ADSH-LB do të shikoj mundësinë e koalicionit në nivel republikan”, theksojnë burimet e FOLonline.

COMMENTS