HomePolitikë

Arifi: Nëse jo nga Kosova, nga kush mund të kërkojë ndihmë Lugina?

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka komentuar deklaratën e përfaqësuesit special të BE-së, Mirisllav Lajçak, i cili tha se pala ko

Taipi njëri ndër futbollistët më të paguar në Kategorinë Superiore
Vazhdon mbyllja e pjesërishme
Zv/Reisi Saqipi, vizitoi Ambasadën e Katarit në Beograd

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka komentuar deklaratën e përfaqësuesit special të BE-së, Mirisllav Lajçak, i cili tha se pala kosovare asnjëherë se ka ngritur në bisedimet e Brukselit çështjen e Liginës.

Postimi i Arifit:

Pa zgjidhjen e problemeve jetike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nuk ka marrëveshje stabile edhe afatgjate në mes të Republikës së Kosovës 🇽🇰 dhe Serbisë 🇷🇸, rrjedhimisht as paqe në rajon.

Veprimtaria ime politike, përfshirë edhe kuadrin e politikave rajonale, ndër vite, ka qenë kryesisht me thirrje drejt shtetit të Kosovës për përfshirjen e Luginës së Preshevës, në dialogun në Bruksel.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian, diplomati Miroslav Lajčàk, gjatë qëndrimit në Kosovë dhe deklarata e tij rreth çështjes dhe përfshirjes së Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, shpërfaq politikat amatore të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës ndër vite e deri më sot. Ndërsa, mbetet dëshpërues fakti që edhe pas kaq vitesh jemi në pikën zero!

Nëse, “kjo temë asnjëherë nuk është propozuar zyrtarisht apo formalisht”, siç kemi menduar; nga kush mbetet Lugina e Preshevës të kërkojë ndihmë, përfshirje në dialog a normalizim të jetesës!?

COMMENTS