HomeNë fokus

Arifi dhe Pajaziti vizitë në prag të “Ditëve të Komandant Lleshit”

Drejtuesit e Alternativës për Ndryshim, kryetari Shqiprim Arifi dhe ai i Degës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, kanë vizituar sot familjarët e Ridvan

Bilalli i përgjigjet Memetit për çështjen e laptopëve
Daçiq paralajmëron ankesë tjetër dhe kallëzim penal ndaj anëtarit të Këshillit Votues në Tërrnoc
Përgjigja e APN-së për PD-në: Pa marrëveshje PD-PVD, edhe bisedat më janë të pakuptimta

Drejtuesit e Alternativës për Ndryshim, kryetari Shqiprim Arifi dhe ai i Degës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, kanë vizituar sot familjarët e Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit dhe bashkëluftëtarët e tij të cilët po i bëjnë përgatitjet e fundit në prag të shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorit.

“Në prag të 20 vjetorit të manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”, bashkë me kryetarin Shqiprim Arifin vizituam familjarët dhe bashkëluftëtarët e komandantit të cilët këto ditë po e rregullojnë vendin tek lapidari.

Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Lleshit, lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar Arbër Pajaziti në Facebook duke bashkangjitur një fotografi nga lapidari i Komandant Lleshit në shoqëri të djalit të Ridvan Qazimit, Leventit, vëllaut Izetit dhe kryetarit të APN-së, Shqiprim Arifi.

 

COMMENTS