Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, dhe zëvendësi i kryetarit të komunës, Shqiprim Musliu, me bashkëpunëtorë të tyre, kanê bërë homazhe
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, dhe zëvendësi i kryetarit të komunës, Shqiprim Musliu, me bashkëpunëtorë të tyre, kanê bërë homazhe në Prekaz me rastin e “Epopesë së UÇK-së”.
Postimi i Arifit:
Në përkujtim të 26 vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, sot bëmë homazhe te varrezat e Jasharajve në Prekaz. Flijimi i tyre për liri, nga kryetrimi Adem Jashari e deri te dëshmorja më e re Blerina Jashari mbeten udhërrëfyes se si duhet atdheu, dhe frymëzim për ndërtimin e të ardhmes më të ndritshme për brezat e ri.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Lavdi komandant Adem Jasharit!
Postimi i Musliut:
Me bashkëveprimtarët e çlirimtarët ishim sot në Prekazin e qëndresës dhe rezistencës, për të nderuar vetmohimin e familjes Jashari që u flijuan për ditët e bardha që të gjithë i gëzojmë sot.
Lavdi përjetë e mot
COMMENTS